TIRANË- Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor i koduar “Luggage”. 24-vjeçari, Hysen Marku, u kap në flagrancë teksa transportonte në një valixhe udhëtimi një kallashnikov, me qëllim shitjen e armës. Ai u kap në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, ndërsa iu sekuesatrua arma e zjarrit kallashnikov.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”.
Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.