
foto ilustruese
TIRANË- Kadastra është jashtë funksionit. Qytetarët dhe bizneset prej katër ditësh nuk kanë mundur të marrin asnjë shërbim. Ndërkohë puna është 'paralizuar', përfshirë noterët të cilët nuk mund të lëshojnë nënshkrime elektronike apo vula.
Burime bëjnë me dije se ndërhyrja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në sistem ka bllokuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Nga ana tjetër AKSHI njofton se po punohet për rikthimin në normalitet, por edhe për të parandaluar përsëritjen në vazhdim./ZËRI
Poll