
Foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Fier, ku një 56-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Konferenca e Pezës", ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
"Rreth orës 14:40, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia.
Poll