Aktualitet

Ka kryer 5 vrasje, Gjykata e Lartë prish dy dënime të përjetshme për Almir Harunin

Almir Haruni dyshohet si i përfshirë në 4 vrasje të ndodhura në Itali dhe 1 në Shqipëri, mes viktimave edhe kushërinj të tij

E.K
Ka kryer 5 vrasje, Gjykata e Lartë prish dy dënime të
Almir Haruni

TIRANË- Gjykata e Lartë në një vendim të marrë së fundi, ka rrëzuar dy burgime të përjetshme për shtetasin Almir Haruni, i njohur edhe me emrin Pjetër Dedja, pasi ishte dënuar për vrasje të dyfishtë në Itali.

Dy shkallët e gjyqësorit në Shqipëri njohën vendimin e dënimit në Itali në vitin 2006 për 48-vjeçarin nga Gramshi, por me vendimin e Gjykatës së Lartë, tashmë dosja e tij do të rigjykohet nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Rekursi i bërë nga Haruni në Gjykatën e Lartë, u pranua pas afro 6 vitesh.

Ka kryer 5 vrasje, Gjykata e Lartë prish dy dënime të
Vendimi

48-vjeçari nga Gramshi, i cili vuan burgimin në Shqipëri, dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e dy kushërinjve, Astrit dhe Flamur Kolaveri, ngjarje kjo e ndodhur në shtetin italian. Haruni dyshohet gjithashtu se ka qenë i implikuar në një tjetër vrasje të dyfishtë, edhe ajo e ndodhur në Itali, në vitin 2006.

Më 14 mars 2006, në një zonë të izoluar në pyll, Haruni dyshohet se vrau Kujtim Ibaj, 25 vjeç dhe Florinda Mukja, 28 vjeçe në Maresana, po në zonën e Bergamos. Zbulimi erdhi nga analiza e njollave të gjakut të gjetur në vendin e vrasjes së çiftit nga Elbasani, pasi vrasja e dyfishtë ishte kryer me pistoletë dhe thikë.

Përveç kësaj, Almir Haruni rezulton se ka kryer vrasje dhe në Shqipëri. Ai është i dënuar me më 18 vite burg për vrasje të kryer në Gramsh, më 6 korrik 1997.

Pas dënimit me burgim të përjetshëm në Itali, Haruni kërkoi që të ekstradohej në Shqipëri për të kryer dhe dënimin bashkë me 18 vite për vrasjen tjetër, ku autoritetet vendosën ta pranonin kërkesën në vitin 2017.

Arrestimi i tij në Itali erdhi me shumë vështirësi, pasi përdorte pesë pasaporta shqiptare me identitete të ndryshme. Tashmë dosja e tij pritet që të rihapet nga drejtësia shqiptare.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB