Aktualitet

Jorgo Goro mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lehtësimin e masës së arrestit

Referuar dosjes së SPAK, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij.

F.I
Jorgo Goro mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon
Jorgo Goro

TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro për një masë më të butë sigurie. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin, duke lënë në fuqi kështu masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur më parë nga GJKKO. 

Pak ditë më parë, SPAK çoi për gjykim dosjen ndaj ish-Kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe disa ish-vartësve të tij. Referuar dosjes së SPAK, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij.

Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi. Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall.

Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB