Aktualitet

Jeta luksoze! Si nëna e 15-vjeçares zbuloi prostitucionin e së bijës

Jeta luksoze, para të pajustifikuara, veshje e aksesorë të shtrenjtë ishin ato që alarmuan nënën e 15-vjeçares.

f.t
Jeta luksoze! Si nëna e 15-vjeçares zbuloi prostitucionin e së
Lorela Kapaj

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga rrjeti i prostitucionit me të mitura në Greqi, që drejtohej nga shqiptarja Lorela Kapaj. Ndryshimi në sjelljen e së bijës, si dhe jeta luksoze, para të pajustifikuara, veshje e aksesorë të shtrenjtë ishin ato që alarmuan nënën e 15-vjeçares dhe 'fundosën' rrjetin, shkruan Protothema.

“Nëna e vuri re ndryshimin në sjelljen e fëmijës së saj shumë kohë më parë. Për të paraqitur një denoncim kërkon guxim, sepse ajo u përball me kërcënime nga njerëzit e përfshirë në këtë rrjet prostitucioni. Ajo është një nënë heroinë, pasi përveç fëmijës ka dashur të shpëtojë edhe fëmijët e tjerë”, tha avokati i nënës së 15-vjeçares, Giorgos Kaniaris.

Sipas hetimeve të autoriteteve të nisura që nga viti 2022, Lorela, nëna e një djali, një 34-vjeçar dhe 25-vjeçarja Elena  “peshkonin” vajza të mitura dhe me “karremin” e jetës luksoze i fusnin në rrugën e prostitucionit. Mes viktimave të tyre është një 17-vjeçare dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në “grackën” e tyre.

Fillimisht 17-vjeçaja deklaroi se “Lorela” nuk e kishte detyruar dhe ishte e pafajshme, por më pas tërhoqi deklaratën duke pranuar se ishte kërcënuar. Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave./ZËRI

Poll

MOS HUMB