Aktualitet

Jepnin para me fajde, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan! Dhunuan babë e bir që t’iu kthenin lekët

Të arrestuarit rezultojnë me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.

F.I
Jepnin para me fajde, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan! Dhunuan
PAMJE NGA ARRESTIMI

ELBASAN-Policia e Elbasanit ka finalizuar një operacion të posaçëm pas një sërë denoncimesh të bëra nga qytetarë që prej kohësh kërcënoheshin nga huadhënësit. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Hetimet e strukturave policore zbuluan se marrëdhënia mes borxhlinjve dhe huadhënësve ishte përshkallëzuar në konflikt, duke kaluar nga presioni financiar në forma të rënda dhune psikologjike dhe fizike. Në disa raste, dyshohet se fajdexhinjtë kanë tentuar t’u heqin lirinë në mënyrë të paligjshme personave që nuk arrinin të shlyenin borxhin e rritur në mënyrë abuzive.

Sipas hetimeve, gjatë dy muajve të fundit ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanosje ndaj dy personave, babë e bir, me qëllim që t’i detyronin të kthenin shumën e parave të dhëna me fajde. Të arrestuarit rezultojnë me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Gjatë operacionit policor u sekuestruan një automjet dhe tre celularë, të dyshuar si të përdorur në veprimtarinë kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Threat”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Arrestohen 2 shtetas që dyshohet se jepnin para me fajde. Ata kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që t’iu kthenin shumën e parave të dhënë me fajde.

Të 2 të arrestuarit, me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë. Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera të dhënies së parave me fajde, nga 2 shtetasit e arrestuar.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Threat”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga hetimet dyshohet se këta, gjatë dy muajve, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që ata t’iu kthenin shumë e parave që shtetasit P. G. dhe D. S. ia kishin dhënë me fajde. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim dhe "Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare.

Poll

MOS HUMB