Aktualitet

Çfarë po ndodh me misrin e ardhur nga Serbia? AKU bllokohen 50 ton edhe në Elbasan

Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostrat për analizat laboratorike.

F.I
Çfarë po ndodh me misrin e ardhur nga Serbia? AKU bllokohen 50 ton
MISRI I BLLOKUAR

ELBASAN-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti, e ardhur nga Serbia. Ky vendim është marrë për shkak të dyshimeve mbi mosrespektimin e standardeve të sigurisë ushqimore, një çështje që ka alarmuar autoritetet dhe ka vënë në fokus produktet bujqësore të importuara.

Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostrat për analizat laboratorike. Aktualisht, priten rezultatet, ndërsa 25 tonë nga kjo sasi pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe kontrollet paraprake.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë AKU në Shkodër bllokoi një sasi të konsiderueshme misri prej 75 tonë, të importuar nga Serbia. Sasia e misrit është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, me qëllim kryerjen e analizave laboratorike. Deri ne daljen e analizave, misri do të qëndrojë i bllokuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB