Aktualitet

'Jam në rrezik!'/ Zhdukja e shqiptarit në Spanjë, motra e 37-vjeçarit: I tregova fotot e fëmijëve, ai qau...kishte frikë!

Marsela tregoi edhe bisedën e fundit që ka pasur më të vëllain, i cili i ka thënë se është në rrezik.

k.m.
'Jam në rrezik!'/ Zhdukja e shqiptarit në Spanjë, motra
Marsela dhe Orgel Fusha

TIRANË- Herën e fundit që Orgel Fusha kishte kontakte me familjen e tij ishte para më shumë se një jave. 37-vjeçari prej 6 muajsh kishte shkuar në Spanjë, derisa një ditë shkëputi kontaktin me familjen. Por para se të mos u përgjigjej më, iu dërgoi një mesazh familjarëve të tij, duke u lënë "amanet" që të kujdeseshin për fëmijët e tij. 

“Hallall ma bëj gjirin, fëmijët babain shikoji. Bëhu e fortë,”- ishte mesazhi i fundit që ai i dërgoi të ëmës, një mesazh që ka ngritur dyshime të forta mbi fatin e 37-vjeçarit.

E motra e tij, Marsela Fusha ka folur për mediat duke sqaruar më shumë rreth dinamikës së kësaj ngjarje. Në një prononcim për "Shqipëria live", Marsela tregoi edhe bisedën e fundit që ka pasur më të vëllain, i cili i ka thënë se është në rrezik. Por nuk i ka dhënë më shumë detaje. Po sipas saj, në momentin që i ka treguar fotot e fëmijëve, ishte prekur dhe kishte qarë. 

I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’. I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit,”- ka treguar e motra.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: E vure re të ishte i shqetësuar? Pse nisi të qante? Pse tha jam në rrezik?

Motra e Orgelit: Nuk e di as vetë, ai nuk tregonte. Ishte shumë i mbyllur

Pyetje: Në çfarë vendi të Spanjës qëndronte vëllai dhe me kë qëndronte

Motra e Orgelit: Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që jam në Spanjë. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.

Pyetje: Sa fëmijë ka vëllai juaj?

Motra e Orgelit: Dy fëmijë

Pyetje: Nëse mund t’ju pyes, vëllai juaj është ende i martuar?

Motra e Orgelit: Është i ndarë

Pyetje: Ju nuk keni asnjë lloj kontakti të miqve të tij në Spanjë, që mund t’i pyesni?

Motra e Orgelit: Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na kontaktojnë ku është

Pyetje: Çfarë kujtoni nga biseda e fundit me të, çfarë detajesh mbani mend, ku ndodhej?

Motra e Orgelit: Nuk e di, ishte errësirë, ishte shumë i frikësuar./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB