Aktualitet

“Jam miku i pronarit”/ Grabiti 7 makina luksoze në Greqi, shpallet në kërkim 41-vjeçari shqiptar (SKEMA)

Sipas mediave greke, 41-vjeçari ka vjedhur 8 makina luksoze nga parkingjet në Athinë, të cilat në total kushtojnë më shumë se 400 mijë euro.

I.F
“Jam miku i pronarit”/ Grabiti 7 makina luksoze në Greqi,
Amarild Muka

TIRANË- Një 41-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga autoritetet greke si autor i vjedhjes së 7 makinave luksove. Bëhet fjalët për Amarild Mukën, i cili rezulton një emër i njohur edhe për autoritetet shqiptare., pasi ka një të kaluar kriminale në vendin tonë. Muka për të grabitur automjetet nga garazhet paraqitej si një i afërm i pronarit ose merrte çelësat e makinës nga hapësirat e magazinimit. Sipas mediave greke, 41-vjeçari ka vjedhur 8 makina luksoze nga parkingjet në Athinë, të cilat në total kushtojnë më shumë se 400 mijë euro.

Mes automjeteve të vjedhura, rezulton edhe një me targa shqiptare, konkretisht “Mercedes-Benz” në pronësi të V. Dh, ngjarje e ndodhur në 24.12.2023 në një parking privat në Athinë.

Mjetet e vjedhura:

09.01.2022 – Në parkingun “Alkiviadou 90 Garage” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” C180 me targa ANP-3736 në pronësi të grekut R. R.

02.09.2023 – Në parkingun “Xentea” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Porsche” Cayenne me targa IHO-3030, me vlerë 50.000 euro, në pronësi të grekut E. L.

20.10.2023 – Në parkingun “Akrokeramos A. E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” ML 350 me targa IMH-9983, me vlerë 22.000 euro, në pronësi të grekut K. Z.

25.10.2023 – Në parkingun “Unitpark” në Athinë, ka vjedhur mjetin “BMË” X5 me targa BKH-3931, me vlerë 80.000 euro, në pronësi të grekut A. K.

24.12.2023 – Në parkingun “Parking Safe Monoprosopi i K E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa AB777VD, në pronësi të shqiptarit V. Dh.

03.02.2024 – Në parkingun “ParkingLand” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa PMB7369, në pronësi të grekes B. T.

23.03.2024 – Në parkingun “Leounakis Xaralampos” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Lexus” me targa XZA-1182, në pronësi të një firme dhe i marë me qira nga grekja G. X.

29.04.2024 – Në parkingun “Akrokeramos A. E”, në Athinë, ka tentuar të vjedhë mjetin “BMË” 316 me targë të panjohur.

Ndërsa në vendin tonë, Muka rezulton i arrestuar në Tiranë në mars të vitit 2012 për vjedhje në bashkëpunim të një ore dhe një celulari. Në maj 2017 është arrestuar në aksin Mamurras-Lac, pasi u kap duke drejtuar një mjet “Mercedes-Benz”, të cilin e kishte vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 euro e 12.000 lekë. Në nëntor 2017 rezulton i arrestuar në Kamëz, pasi është kapur me pistoletë me silenciator pa leje./ZËRI

Poll

MOS HUMB