
TIRANË- Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Dorëheqja e Beqaj vjen, pasi GJKKO vendosi për të masën detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit.
Beqja u vendos në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) në 26 tetor të këtij viti, duke zëvendësuar Romina Kukon, e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçe njoftoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Ilir Beqajn. Gjithashtu ish-ministri urdhërohet si person nën hetim që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Beqaj do të hetohet për 'shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim' në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale./Zëri.ai