Aktualitet

Ishte kthyer në fole prostitucioni, ‘çmontohet’ qendra e masazheve në Tiranë, arrestohet menaxherja dhe një punonjëse

Në rrjetet sociale të qendrës së masazheve, ku ushtrohej prostitucion, postoheshin foto dhe video provokuese

E.K
Ishte kthyer në fole prostitucioni, ‘çmontohet’ qendra e
foto e publikuar ne rrjetet sociale te qendres

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast prostitucioni, që kamuflohej përmes një qendre masazhesh në kryeqytet. Qendra ‘Fusion’ e cila ndodhej në zonën e ish-eskpozitës, ishte kthyer në një fole prostitucioni, që reklamohej edhe në rrjetet sociale të vetë biznesit. Policia ka vënë në pranga menaxheren e kësaj qendre, dhe një punonjëse 19-vjeçare, ndërkohë që ka shpallur në kërkim një 19-vjeçar, që dyshohet se ishte dhe administrator i këtij biznesi. Tre punonjëse të tjera janë proceduar penalisht nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar "Fusion". Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 19-vjeçari. Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve së bashku me një punonjëse, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Fusion".

Si rezultat i tij:

u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).

u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë;

u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën "Nikolla Jorgo", me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.       

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB