DURRËS- 40-vjeçari Eugent Lamçe, ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se dyshohet se ai ka humbur ndjenjat gjatë punës. Menjëherë pas ngjarjes, 40-vjeçari u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk arriti të mbijetojë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./ZËRI