DURRËS-Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues Edmond Kaloshin për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit. Vendimi u mor në përfundim të mbledhjes së KLP-së të zhvilluar këtë të enjte, ku u shqyrtua procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj prokurorie.
Këshilli zhvilloi intervistat me kandidatët, ku në garë për pozicionin vakant të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ishte edhe Suela Beluli. KLP vendosi në mbyllje të mbledhjes për emërimin e Kaloshit në këtë detyrë, i cili u vlerësua me 458 pikë, ndërsa Suela Beluli me 383 pikë.