
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka dalë për herë të parë me një reagim zyrtar përmes të cilit u bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë cigarette elektronike, pasi shkaktojnë dëme shëndetësore. Andia Meksi u shpreh për RTSH-në se cigaret elektronike rrisin rrezikun për t’u bërë i varur ndaj produkteve të nikotinës përfshirë edhe cigaret konvencionale ose ato klasike.
“Këto pajisje janë shumë të rrezikshme për organizmin e ngjashme siç është cigarja sepse përmbajnë nikotinë. Në Amerikë janë parë mbi dy mijë raste të raportuara dhe të evidentuara që kishte një lidhje midis përdorimit të këtyre cigareve dhe dëmtimit në mushkëri. OBSH jo më kot rekomandon të gjitha vendet që të bëjnë shumë kujdes në kontrollin e këtyre produkteve,”- tha Andia Meksi.
Cigarette elektronike janë përhapur shumë edhe në vendin tonë, ndërkohë që në botë, por ndërmerren masa për ndalimin e tyre. Australia, Belgjika dhe Britania e Madhe kanë ndaluar shitjen e tyre, kryesisht tek moshat nën 18 vjeç që janë kthyer në përdorues të rregullt të cigars elektronike.