
Aksident
FUSHË KRUJË- Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Larushk të Fushë Krujës. Mësohet se bëhet fjalë për një mjet tip “Mercedes Benz” dhe një tjetër tip “Golf 5”. Pas përplasjes, një nga mjetet ka shpërthyer në flakë.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Në momentin që ka rënë zjarri, personat që ndodheshin brenda mjetit, kanë dalë jashtë. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje.
Poll