
GREQI- 30 pako kokainë me një peshë prej 34 kilogramësh është sekuestruar në Portin e Pireut në Greqi. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se lënda narkotike është ngarkuar në Ekuador dhe se ishte fshehur mes arkave me banane.
Oficerët e Drejtorisë së Narkotikëve dhe Kontrabandës, Ekipi Rajonal i Narkotikëve dhe Zyrës së Sigurisë pranë Autoritetit Portual Qendror të Pireut, kanë bërë lokalizimin e kontejnerit me drogë në port dhe kanë zbuluar sasinë e kokainës, vlera e të cilës i kalon 1 milion euro në treg.
Autoritetet greke kanë bashkëpunuar me Zyrën HSI (US Homeland Security Investigations) të ambasadës amerikane në Athinë. Hetimit vijojnë për të zbuluar personat që po prisnin ngarkesën me drogë.