Aktualitet

Ish-truproja i Saimir Tahirit bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Hekuran Marku ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi u dënua nga apeli me 8 vite e 8 muaj burg

E.K
Ish-truproja i Saimir Tahirit bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Hekuran Marku

TIRANË- Ish-truproja e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pas dënimit me 13 vite burg nga Gjykata e Apelit.

Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg. Hekuran Marku është akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, teksa kjo e fundit e kërkonte në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.

Marku ka qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm, në vitet 2014-2016.

Përgjatë kësaj periudhe, sipas SPAK, Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar, ky i fundit i njohur si Eltjon Bregu, ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda i cili ende nuk është ekstraduar.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB