Aktualitet

Elton Javori u qëllua me plumb në kokë, në makinë iu gjet armë

Burime për ZËRI sqarojnë se shkak për vrasjen është një sherr mes të dyve në Gjermani para një jave

E.K
Elton Javori u qëllua me plumb në kokë, në makinë iu
Elton Javori dhe Agim Gashi

FIER- Një ditë pas vrasjes së rëndë që tronditi Fierin, ku u ekzekutua me armë 41-vjeçari Elton Javori, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorit Agim Gashi. Mësohet se viktima dhe autori i kishin banesat shumë pranë tyre, në lagjen e Backallinjve në Fier.

Viktima është qëlluar me një plumb në kokë, ndërkohë që në makinën e Javorit është gjetur dhe një armë, që dyshohet se është përdorur për vetëmbrojtje. Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur në Gjermani, për prishje të pazareve të drogës.

Deri më tani janë kontrolluar garazhe, magazina dhe vende që dyshohen se mund të ishte makina e autorit, por pa rezultat. Kamerat e sigurisë, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk kanë dhënë një ndihmë të qartë për drejtimin e makinës, edhe pse dyshimet e hetuesve janë se mund të ketë ikur edhe në drejtim të Vlorës.

Zëri siguroi pamjet ekskluzive të momentit të vrasjes së Elton Javorit, i cili u qëllua nga Gashi në lëvizje.

Në pamje, viktima ndodhet në automjetin tip Porsche Cayene, ndërsa autori në makinën Mercedes Benz. Të dy ecin krah njëri -tjetrit dhe viktima hap xhamin. Ky është edhe momenti kur autori e qëllon nga makina Benz gri. Viktima ecën për disa metra, dhe sërish në pritë i del përpara një makinë tjetër Mercedes Benz, por pa lidhje me ngjarjen.

Pse ndodhi vrasja? 

Burime për ZËRI sqarojnë se shkak për vrasje nuk është prishja e krushqisë por një sherr mes të dyve në Gjermani para një jave. Elton Javori dhe Agim Gashi mësohet se kanë patur njohje të vjetër mes tyre dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve që kanë patur me njëri-tjetrin ku nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete ilegale./ZËRI

Poll

MOS HUMB