Aktualitet

Ish-kryebashkiaku Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve

E.K
Ish-kryebashkiaku Stefan Çipa paraqitet në SPAK
STEFAN CIPA

TIRANË- Ish-kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa është paraqitur sot në SPAK. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se politikani socialist, që ka fituar dhe mandin si deputet, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve.

Stefan Çipa ka qënë gjithashtu edhe ish-drejtor i burgjeve, por prej disa vitesh është larguar nga skena politike. Nuk dihet ende roli që ai ka pasur në çështjen e inceneratorëve, ndërkohë që pas daljes nga SPAK, pritet dhe një sqarim nga ana e tij.

Nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me arsyen e paraqitjes së ish-deputetit dhe rolin që ai ka pasur në dosjen e inceneratorëve. 

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB