
TIRANË- SPAK ka mbyllur një aksion në Elbasan, ku ka "prerë" 21 masa sigurise, nga të cilat 18 janë në "arrest me burg". Në pranga është vendosur ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, edhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu. Në masë sigurie "arrest shtëpie" është caktuar edhe ndaj avokates Blerina Beqiri, e cila ka përfaqësuar në gjyq, anëtarë të grupit të Suel Çelës. Por në disa nga bisedat e siguara nga “ZËRI” mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës, ajo ka kërkuar eliminimin e gazetarit Saimir Kodra.
Ai shprehet se Kodra do ta paguaj 10-fish, për shkak të punës së tij si drejtori i emisionit investigativ “STOP”. Më tej Çela shprehet se nuk mund të lëndonte Kodrën pasi ishte shumë i mbrojtur, por dy miqtë e tij Endri dhe Klejdi Çopja kanë djegur shtëpinë e prindërve të tij.
Pjesë nga dosja:
Klaus Matishi: Sjan ato i kan saju
Në vazhdimësi vazhdon biseda në lidhje me organizimin e komunikimit ndërmjet Pajtime Fetah dhe Marjus Lulaj këtë datë. Megi shprehet që mami, Pajtime Fetah, ishte e kënaqur që do të fliste me Marjusin.
Megi Fetah...u knaq ajo kur i thash do te te flasi dhe qpar me tha po une sdo flas sot.
Klaus Matishi...Ngaqe me tha. Dhe ai du te flas.
Megi Fetah: ja iki aty une tha pi kafe dhe flas.
Në orën 18:18, dyshohet se Megi Fetah i ka vënë në dispozicion telefonin SkyEÇ SRLNLI shtetases Pajtime Fetah me të cilën Marjus Lulaj realizon një bisedë të gjatë. Në fillim biseda dyshohet së zhvillohet në lidhje me arrestimin e një të afërmi të Marjus Lulaj i quajtur Brikin Rusta i cili dyshohet se ishte ndaluar në lidhje me djegien e një mjeti në qytetin e Elbasanit. Marjus Lulaj këmbëngul se këtë ngjarje nuk e ka kryer i afërmi i tij Brikin Rusta. Në vijim Marjus Lulaj e bën me dije gjyqtaren Pajtime Fetah se ka dashur ta dëmtojë Sajmir Kodra, drejtuesi emisionit investigativ "Stop", por në pamundësi për ta gjetur, atëherë miqtë e tij Endri dhe Kledi, të cilët dyshohet se janë Endri Çopja dhe Klejdi Çopja alias Klaus Matishi kanë djegur banesën e prindërve të tij. Nga biseda dyshohet së gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit "Stop", për të cilin Marjus Lulaj thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10 fish. Biseda e përftuar ështe si vijon:
"pershendetje mirmbrema...po kismet shum shpejt do takoemi aty...per cunin e vogel...muk ka asnje lidhje me djegjen e makinave....ai ka kaq muj qe nuk del na tregu per arsye tjera...po po me jeten time...po pse ty do te genjej un...ai mund te ket djegur shpin e familjarve te sajmirit stopit kte se kam te sigurt hahahaha...un kam mendu qe e ke kuptu...nfakt ate e kan ba shoket e mi endri me kledin....me dijenin time...me fakt un doja te demtoja direkt sajmirin... ishte e pa mundur ruhej shum.. flinte te plaza vet qeni...po do ta kup...ate qe te ka ba ty ai do e paguj 10 fish...do me falesh qe sjam marr me shum si e di jemi te ngarkuar sa ta kalojm kae val ai nuk do falet do paguj per ate qe tka ba ty...me ate jan mar personalisht shoket e mi te ngusht endri me kledin. kurse cuni vogel pa merak fare beja te gjitha hetimet se nuk eshte”, thuhet në bisedë.
Pajtime Fetahu akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Ish-gjyqtarja e Elbasanit mjaft e përfolur Pajtime Fetahu është një nga njerëzit e Drejtësisë që akuzohet nga SPAK për korrupsion në shumën 11 mijë euro plus një monedhë flori që dyshohet se ka marrë nga Mikael Kamami dhe bashkëpunëtori i tij, Arzen Mama, djali i “Dine Çamit”. Vetë gjyqtarja Fetah, e cila thirrej me nofkën “Komshia”, nuk del në asnjë komunikim të drejtpërdrejtë me anëtarët e kësaj organizate, por SPAK thotë se ka evidentuar dy raste ku Pajtime Fetahu ka marrë nga Mikael Kamami, nëpërmjet Arzen Mamës, shumën monetare prej 10 mijë euro, 1 mijë euro në rastin e dytë dhe një monedhë floriri në rastin e tretë, në shenjë dhurate për nder të lindjes së mbesës së saj, pasi Pajtimja ishte bërë gjyshe. /ZËRI