Aktualitet

Informacioni gjeohapësinor! Institucioni kalon në varësi të Kryeministrisë

Në relacion thuhet se ndryshimet bëhen, me qëllim që të forcohet akoma më tej roli i institucionit të ASIG.

D.XH
Informacioni gjeohapësinor! Institucioni kalon në varësi të
ASIG

TIRANË –Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të kalojë në varësi të Kryeministrisë. Kështu parashikohet në projektligjin e ri, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

“Struktura dhe organika e ASIG-ut miratohen nga Kryeministri, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, thuhet në projekt-ligj.

Informacioni gjeohapësinor! Institucioni kalon në varësi të
Projektligji

Në relacion thuhet se ndryshimet bëhen, me qëllim që të forcohet akoma më tej roli i institucionit të ASIG.

Konkretisht, këto ndryshime kanë si objektiv:

(i)    Rregullimin e varësisë së institucionit, fuqizimin e rolit të ASIG, si autoritet koordinues dhe standartizues për fushën e gjeoinformacionit;

(ii)   Përcaktimin e autoritetit monitorues dhe raportues për NSDI (në përafrim të direktivës INSPIRE), si dhe përputhshmërinë e legjislacionit për informacionin gjeohapësinor me legjislacionin për të dhënat e hapura.

Informacioni gjeohapësinor! Institucioni kalon në varësi të
Projektligji 1

Në projekt-ligj parashihen edhe detyrat e institucionit të ASIG.

1. ASIG-u monitoron procesin e krijimit dhe përdorimit të infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor (NSDI) në Republikën e Shqipërisë;

2.     ASIG-u  përgatit raporte periodike për ecurinë e NSDI-së në Shqipëri, sipas modelit të përcaktuar në rregulloren zbatuese të Direktivës 2007/2/EC dhe ia vë në dispozicion institucioneve të brendshme dhe organeve të BE-së.

Informacioni gjeohapësinor! Institucioni kalon në varësi të
Projektligji 2

Ndërsa, në relacion përcakohen qartë edhe rregullat për ofrimin e shërbimeve.

1.     Të dhënat gjeohapësinore të vëna në dispozicion nëpërmjet shërbimeve të rrjetit, sipas pikës 1, të nenit 23 të këtij ligji, ofrohen pa pagesë nga ASIG-u, sipas përcaktimeve në legjislacionin për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik dhe në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm evropian.

2.     Shërbimet e tjera të ASIG që nuk përfshihen në listën e grupeve të të dhënave me vlerë të madhe, sipas legjislacionit për të dhënat e hapura, ofrohen kundrejt një tarife.

3.     Metodologjia, masa dhe përdorimi i tarifës vendosen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Informacioni gjeohapësinor! Institucioni kalon në varësi të
Projektligji 3

/ZËRI/

Poll

MOS HUMB