
GJAKOVË- Jetë e dyfishtë, këtë kishte zgjedhur për veten infermieri nga Gjilani, i cili u kap si transportues tritoli në Shqipëri. Po flasim për Lion Pirën, i cili u kap së bashku me Shkëlqim Halabakun e Rigon Maliqin në Shqipëri, duke transportuar tritol, nga Kosova për në Shqipëri. Se ku do të ishte destinacioni, ende nuk dihet, por operacioni mori vëmendje të madhe në vendin tonë.

Axhendën e punës e kishte të mirëpërcaktuar. Me 1 dhe 2 shkurt ka qenë në punë, si rregull me 3 dhe 4 e ka pasur pushim, e në datë 5 duhet të rikthehej sërish si infermier në emergjencën e Gjilanit. Por rruga iu pre në mes, pasi u kap gjatë misionit të tij për të sjellë triol në Shqipëri. Pas interesimit të "Nacionale", nga spitali kanë thënë se Lion Pira ishte djalë i zellshëm, punëtor e që madje dilte në punë edhe vullnetarisht kur kishte nevojë; madje ka marrë pjesë edhe në trajnime me misionin paqëruajtës në Kosovë, KFOR.

Për të ka folur edhe drejtori i spitalit të Gjakovës, që gjithashtu ka mbështetur faktin se Pira njihej si djalë i sjellshëm dhe punëtor.
"Në bazë të të dhënave nga përgjegjësi i tij, Lioni ka qenë infermier që nuk janë shqiptar asnjëherë as vërejtje me shkrim, e as me gojë. Ai ka kryer detyrat me përkushtim. Nuk kemi informatë zyrtare por vendimin e organeve të ndjekjes së Republikës së Shqipërisë e kemi pranuar përmes kanaleve jo-zyrtare familjarëve të Lionit. Në rastin e tillë shqiptovet masa e pezullimit me 50% të pagës deri në një vendim tjetër,"-shkruan Arsim Emini, drejtor i spitalit.
Ndërkohë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se më shumë pritet të zbulohen nga hetimet lidhur me rastin.
"Jemi duke komunikuar me Policinë e Kosovës, do të bëjmë edhe takim operacional me ta. Më dëgjo një sekondë. Ne nuk e kemi njoftuar Policinë e Kosovës në fazën e parë sepse nuk e dinim kush po na vjen. Pas ngjarjes e kemi njoftuar Policinë edhe do të bëjmë edhe një takim me një grup hetuesish që ata kanë dhe hetojnë këto vepra penale. Iu kemi dhënë çdo lloj informacioni të mundshëm,"-tha Tonin Vocaj.
Në njoftimin që bënë me anë të një konference për shtyp, Policia e Shtetit bëri me dije se Pirës, dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Rigon Maliqi, 20 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, u ishin kapur 46 kilogramë tritol. Ndoshta nuk e kishin për herë të parë. E ndoshta, kjo shpjegon edhe burimin e luksit që Pira reklamonte në rrjete socile.

"Ora sa pallati,"-shkruante ai në fotot e shpërndara në rrjetet sociale.
Por çfarë e shtynte të riun që të merrej me trafik tritoli kur kishte një punë të sigurtë, e që e bënte me pasion? Kush e kishte futur në këtë valle dhe për kë ishte porosia në Shqipëri?/ZËRI