Aktualitet

Tensione në ndeshjen Kastrioti - Elbasani, tifozi qëllon me bidon punonjësin e Policisë

30-vjeçari ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të punonjësit të Policisë, i cili ndodhej jashtë perimetrit të stadiumit.

f.t
Tensione në ndeshjen Kastrioti - Elbasani, tifozi qëllon me bidon
FOTO ILUSTRUESE

KRUJË-Ndeshja Kastrioti- Elbasani është zhvilluar mes tensionesh. Një 30-vjeçar ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti - Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB