Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ SPAK mbyll hetimet, u komunikon akuzat 12 të pandehurve

f.t
Inceneratori i Tiranës/ SPAK mbyll hetimet, u komunikon akuzat 12 të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat 12 personave nën hetim për inceneratorin e Tiranës lidhur me masat e para që janë caktuar për këtë dosje në dhjetor të vitit të kaluar. Burime bëjnë me dije se akuzat janë komunikuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Hetimet kanë përfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare dhe komunikimi i akuzave është bërë për shkak se ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore për veprën penale për të cilën akuzohen.

Të pandehur në lidhje me çështjen janë Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola, Jetmir Llapaj dhe Erjon Murataj. 

Së fundmi për të njëjtën çështje u lëshuan 8 urdhër arreste por asnjëri prej tyre nuk u ekzekutua, ndërsa një nga veprat penale që u akuzuan ishte ajo e grupit të strukturuar kriminal.

SPAK hetoi kontratën e koncesionit të 31 gushtit të vitit 2017 e lidhur midis Ministrisë së Mjedisit, që në atë kohë drejtohej nga Lefter Koka, dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria Integrated Technology Services” në pronësi të Klodian Zotos, por që sipas SPAK pas koncesionarit qëndrojnë të njëjtë persona Zoto e Mërtiri.

Poll

MOS HUMB