Aktualitet

“Black out”-it i shpëtoi Aeroporti i Rinasit, por jo Wizz Air, shtyhen dhjetra fluturime. Qytetarët përplasen me policinë

Të gjendur përballë shtyrjes apo anulimit të fluturimeve, dhe pa një përgjigje nga ana e kompanive, disa prej qytetarëve i kanë kërkuar llogari punonjësve të policisë në Rinas

E.K
“Black out”-it i shpëtoi Aeroporti i Rinasit, por jo Wizz Air,
WIZZ AIR

TIRANË- Edhe pse aeroporti i Rinasit në një deklaratë zyrtrare njoftoi se sistemi nuk u prek nga “Black out” i shkaktuar nga Mircrosoft, disa prej fluturimeve drejt Tiranës dhe anasjelltas u shtynë, duke krijuar kaos për qindra qytetarë.

Kompania Wizz Air, një prej më problematikeve sa i takon vonesave dhe shtyrjes së fluturimeve, ka lënë rrugëve qindra qytetarë, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me punonjësit e policisë. Vetëm mbrëmjen e djeshme dhjetra fluturime janë shtyrë dhe anuluar nga kompanitë Wizz Air dhe Raynair, pa dhënë asnjë njoftim paraprak për qytetarët.

“Black out”-it i shpëtoi Aeroporti i Rinasit, por jo Wizz Air,
FLUTURIMET E SHTYRA

Pothuajse çdo ditë, edhe në redaksinë e ZËRIT, vijnë denoncime në drejtim të kompanisë Wizz Air. Edhe përmes një komunikimit zyrtrar që ZËRI ka pasur me Autoritetin e Aviacionit Civil, na është konfirmuar se Wizz Air është linja me më shumë problematika sa i takon anulimit dhe shtyrjes së udhëtimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB