
TIRANE- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit, të shpallur fajtor për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 6 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë që ish-deputeti socialist Alqi Bllako është dënuar me 4 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar përfiton ulje dënimi në 2.8 vite burg.
-
Lefter Koka dënonet! I vëllai dhe kunati Agron Duka të shqetësuar
25 Shtator, 16:15
DËNIMET:
Lefter Koka dënohet me 10 vite burg, 6,8 me gjykim të shkurtuar
Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, 2,8 vite me gjykim të shkurtuar
Klodian Zoto dënohet me 12 vite burg, 8 vite me gjykim të shkurtuar
Pellumb Abeshi: 3 vite e 6 muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite e 4 muaj burg
Florian Muçaj: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite burg
Azem Shatëri: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite burg
Erjon Murataj: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite burg
Sabina Cenameri: 3 vite burg (pezullim dënimi, për shkak se ka një fëmijë të mitur)
Loran Dusha: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 4 vite e 8 muaj burg
Arbër Denizi: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 4 vite e 8 muaj burg
Regan Merdani: 3 vite burg (pezullim dënimi)
Gentian Zifla: 3 vite burg (pezullim dënimi)
Ndërkohë që janë shpallur të pafajshëm: Albert Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj.
Sa i takon pasurive, GJKKO ka lënë në fuqi vetëm një sekuestro ndaj Lefter Kokës, ndërsa ka cilësuar se pasuritë e tjera kanë qenë të ligjshme. Përveç inceneratorit të Fierit, shumica e të pandehurve përfshirë Kokën dhe Bllakon janë duke u gjykuar dhe për inceneratorin e Elbasanit, për të cilin do të jepet një vendim më vete, pasi dosjet kanë qenë të ndara. Vetë Koka ka kërkuar pafajësi në të gjitha seancat, ndërkohë që e ka konsideruar të motivuar politikisht arrestimin e tij, duke bërë përgjegjëse Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për nxitjen e hetimeve.
Gjatë leximit të fakteve penale të dosjes, prokurorët e SPAK, thanë se ish-ministri Koka ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet për të favorizuar në mënyrë të jashtëligjshme kompaninë fituese, ndërsa ish-deputeti Bllako 14 milionë.
Përveç “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”, sipas SPAK në inceneratorin e Fierit ka pasur edhe “mashtrim” e “pastrim parash” dhe se shoqëria e Klodian Zotos ka përfituar 4 milionë euro për shërbime që nuk janë kryer, por janë paraqitur situata të falsifikuara, duke i kryer vetëm në letra punimet. /Zëri.ai