Aktualitet

I vuri zjarrin 6 automjeteve në Kamëz, arrestohet një nga autorët (EMRI)

Si autorë të zjarrvënies dyshohet se janë tre persona, ndërsa po punohet ende për zbardhjen e ngjarjes.

f.t
I vuri zjarrin 6 automjeteve në Kamëz, arrestohet një nga
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Një nga autorët e djegies së gjashtë automjeteve në biznesin e makinave me qera në Kamëz është arrestuar nga policica. Në pranga është vënë Amarildo Saliu. Ai ishte në "arrest shtëpie" dhe në momentin që zjarrvënia ka ndodhur nuk ka qenë në banesë, të cilën e ka pranë vendit të ngjarjes. Saliut i është sekuestruar celulari, por të gjitha materialet i ka fshirë. Si autorë të zjarrvënies dyshohet se janë tre persona, ndërsa po punohet ende për zbardhjen e ngjarjes.

"Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën "Donald Trump", dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" informoi policia.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Donald Trump" në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB