Aktualitet

I shtruar prej më shumë se një jave tek pavioni i Patologjisë, ç'po ndodh me Safet Gjicin?

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është shtruar në ambientet e një spitali privat në Tiranë.

k.m.
I shtruar prej më shumë se një jave tek pavioni i
Safet Gjici

TIRANË- Safet Gjici ka një histori jo të mirë me qëndrimin e tij në qeli. Madje mund të thuhet se më shumë kohë e ka kaluar i shtruar në spital, sesa në qelinë e burgut. Prej më shumë se një javë, raportohet se ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është shtruar në ambientet e një spitali privat në Tiranë.

Dosja.al bën me dije se Gjici është i shtruar në pavionin e Patologjisë, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me sëmundjen nga e cila vuan  Gjici. Pranë tij ndodhen familjarët që i shkojnë për vizitë në orarin e caktuar, që po ashtu janë treguar "hermetikë" dhe nuk kanë dhënë detaje lidhur me shëndetin e ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Edhe më herët Gjici ka qenë në spital për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur me shëndetin e tij. Raportohej se Gjici kishte pësuar humbje të madhe në peshë, si pasojë e faktorëve që nuk dihen ende. Po ashtu, në media u raportua edhe se kishte tentuar vetëvrasjen brenda qelisë dhe ishte shpëtuar nga Fredi Beleri, por ky i fundit pas lirimit mohoi gjithçka. 

Pse është dënuar Gjici?

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet./ZËRI

Poll

MOS HUMB