
TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është shtruar sërish në spital. Por kësaj here bëhet fjalë për diçka më të lehtë. Lideri historik i Partisë Socialiste është shtuar në një spital privat në Tiranë, pasi ka pësuar një thyrje në këmbë. Lajmin e kanë bërë me dije burime për Dosja.al.
Edhe pse në spital, familja ka folur me mediat duke shpjeguar se situata e is-kryeministrit është nën kontroll.
“Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka pësuar shembje kockash. Asnjë me rëndësi apo kërcënuesë për shëndetin e tij,”- tha një prej miqve të afërm të zotit Nano për Top Channel.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkri. Gjendja e tij asokohe ishte e rëndë, por me kujdesin e mjekëve, e kaloi periudhën e vështirë. Por mesa duket, një incident i ka ndodhur, duke e kthyer sërish në shtratin e spitalit./ZËRI