Aktualitet

Ka 1 vit në burg...por i vjen “shpërblimi”/ Posta Shqiptare i jep 500 mln lekë tender Safet Gjicit

Njëra postë është në qendër të Tiranës, Posta nr.5, ndërsa tjetra është në Durrës.

k.m.
Ka 1 vit në burg...por i vjen “shpërblimi”/ Posta
Safet Gjici

TIRANË- Safet Gjici ka më shumë se një vit pas hekurave të qelisë së burgut, por duket se jo çdo gjë po i shkon keq. Së fundmi, kompania e administruar nga vëllai i tij, Lavdrim Gjici ka fituar një tender të shpallur nga SH.A.Posta Shqiptare për rikonstruktimin e dy zyrave postare. Njëra postë është në qendër të Tiranës, Posta nr.5, ndërsa tjetra është në Durrës. Për rikonstruksionin e dy zyrave postare, kontrata është lidhur me vlerën e rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ka 1 vit në burg...por i vjen “shpërblimi”/ Posta
Lavdrim Gjici

Tenderi mban numrin e referencës REF-11500-06-28-2024. Për rikonstruksionin, nga ana e Postës Shqiptare ishte caktuar fondi prej 58,439,437 lekë të reja pa TVSH. Por edhe pse kishte kompani të tjera me vlerë më të ulët, sërish fituese është shpallur "KEVIN CONSTRUKSION". Nga "Open Corporates", për këtë kontratë është ngritur "flamuri i kuq", për shkak se janë skualifikuar nga gara të gjithë operatorët e tjerë në garë, përveç fituesit.

Ka 1 vit në burg...por i vjen “shpërblimi”/ Posta
Tenderi

Por ky detaj nuk e ka penguar fare dhënien e tenderit, përkundrazi! Kështu që ndërkohë, Gjici (i cili ka qenë administratori i kompanisë deri në vitin 2006 dhe më pas ia ka kaluar të vëllait) ndodhet ende në burg duke vuajtur dënimin pas publikimit të videoskandalit, ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit, puna jashtë vazhdon si normalisht.

Edhe pse u shkarkuar si kryebashkiak pas skandalit, kompanitë e tij vazhdojnë edhe përfitojnë tendera nga institucionet shtetërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB