
ZVEÇAN – Policia e Kosovës ka përfunduar kontrollet në dy komunat e veriut të vendit, në Zveçan dhe në Zubin Potok, që kanë të bëjnë me sulmin terrorist të 24 shtatorit, në fshatin Banjskë.
Zv drejtori i Policisë së Kosovës për veriun,Veton Elshani ka thënë se pas kontrolleve që janë kryer, nuk ka persona të arrestuar.
Kontrollet mësohet se janë kryer nga policia e Prishtinës dhe janë asistuar nga policia lokale e komunave veriore.
Më 24 shtator 2023, një grup serbësh të armatosur, në manastirin e fshatit Banjskë të Zveçanit, sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë efektivin Afrim Bunjaku.
Policia e Kosovës u kundërpërgjigj, pasi grupi nuk pranoi të dorëzohet dhe vrau së paku tre terroristë./Zëri.ai/