
TIRANË- Sapo ka mbërritur në Rinas, Gazmend Haxhia është vendosur në pranga pasi akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Europian. Haxhia është vendosur në pranga menjëherë sapo ka zbritur nga avioni në aeroport. Edhe pse Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar një masë sigurie ndaj tij, por nuk u ekzekutua pasi biznesmeni nuk ishte gjetur as në banesë dhe as në zyrën e tij.
-
Bashkëpunëtor i Beqajt, ‘zhduket’ biznesmeni Gazmend Haxhia
5 Korrik, 18:48
Autoritetet zbuluan se Haxhia kishte ikur jashtë shtetit disa ditë më parë, një udhëtim në dukje jo dhe aq rastësor, pasi ka përkuar me zhvillimin e operacionit për arrestimin e Beqajt dhe caktimin e masave të sigurisë. Ndaj tij, ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ai akuzohet se përmes bizneseve që zotëron, ka prerë fatura fiktive për llogari të Beqajt dhe Ermal Kurtulajt. Gazmend Haxhia është aksioner e administrator në disa biznese, përfshi Konçesionarin e Opel, të njohur si Noshi dhe me 25 % të aksioneve në Universitetin Polis./ZËRI