Aktualitet

“I lindur me këmishë’, Brahimi iu shpëton 10 plumbave

Selami Brahimi, i cili mbeti i plagosur ka thënë në polici se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë, dhe se qëllimi i autorëve ishte që ta qëllonin në kokë

E.K
“I lindur me këmishë’, Brahimi iu shpëton 10 plumbave
Selami Brahimi

TIRANË- 60-vjeçari, Selami Brahimi mbeti i plagosur pasditen e djeshme në një atentat në qytetin e Shkodrës. Ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa njëri nga 10 plumbat e preku në fytyrë. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Brahimi tha se nuk ka pasur kërcënime dhe nuk ka mundur që ti dallojë autorët.

Brahimi tha se ka shpëtuar për mrekulli sepse në sekondat e fundit kur është qëlluar ka kthyer kokën dhe i ka shpëtuar atentatit duke mos e marrë plumbin në kokë por në pjesën e sipërme të fytyrës. 60-vjeçari ka qenë në këmbë pasi kishte zbritur nga një pallat ku la mbesën e tij. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por pa mundur që të bjerë në gjurmët e autorit.

 

Poll

MOS HUMB