Aktualitet

Kompani, makina, apartamente/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Rrapajt

Rrapaj ka përfituar para nga buxheti i shtetit, duke përdorur shërbimin e koncesionarit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale si dhe përmes faturimit të dy ose trefishtë të një operacioni

F.m
Kompani, makina, apartamente/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Rrapajt
Ilir Rrapaj

TIRANË- Biznesmenit Ilir Rrapaj i cili ndodhet pas hekurave pasi u arrestua për koncensionin e sterilizimit i është sekuestruar pasuria. GJKKO ka vendosur sekuestro për: 40 % të aksioneve të Shoqërisë “Sani Service” Shpk; Shoqërisë “Investital Llc”; Shoqërisë “Globalsher” Shpk, dhe asetet e saj, me ortak të vetëm personin nën hetim Ilir Rapaj. Po ashtu janë sekuestruar llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” shpk, konkretisht me balancë 285,412,48 Euro dhe llogaria me balancë 113,610.93 Lek.

GJKKO ka sekuestruar dhe 13 (trembëdhjetë) automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ shpk, nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie. Në qytetin e Vlorës është sekuestruar edhe një pasuri e paluajtshme apartament në pronësi të shoqërisë “Globalsher” shpk. Biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet se ka mashtruar për aktivitetin e kompanisë, fitimin e saj si dhe për miqësinë e tij me ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.

Sipas SPAK, ata kanë fryrë në mënyrë fiktive, kostot e koncesionit në studimin e fizibilitetit. Duke hapur kompani nënkontraktore në emër të gruas së tij Elizabetta, vëllait të tij, Mitatit dhe shumë drejtorëve të “Sani Service”, Rrapaj ka përfituar para nga buxheti i shtetit, duke përdorur shërbimin e koncesionarit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale si dhe përmes faturimit të dy ose trefishtë të një operacioni.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB