Aktualitet

Sulmi i hakerave "Homeland", të dhënat e përdoruesve të ONE në shitje për 1 Bitcoin

Sipas "Homeland Justice", nga rrjeti i One janë marrë 259 TB (terabyte) të dhëna. 

k.m.
Sulmi i hakerave "Homeland", të dhënat e përdoruesve
Homeland Justice dhe One

TIRANË- Homeland Justice ka nxjerrë një lajmërim shitje për të gjitha të dhënat që pretendojnë se kanë vjedhur nga kompania telefonike "One Albania". Në postimin që grupi i hakerave iranianë ka bërë në rrjetin social "Telegram", lajmërohet shitja e të dhënave që kanë marrë për vetëm 1 bitcoin, që sipas rrjetit kushton $44,329.51. Sipas "Homeland Justice", nga rrjeti i One janë marrë 259 TB (terabyte) të dhëna. 

"Drejtuesit e One kanë punuar ditë e natë me mediat për të fshehur dëmin, por ata janë shumë kokëfortë për të ndihmuar shqiptarët. 259 TB të dhëna nga Albanian Mobile Communications (AMC) do të shiten për 1 BTC,"-njoftohet në grup. Megjithatë deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga ana e kompanisë telefonike. 

Pas hakerimit që ndodhi ditën e Krishtlindjeve, kompania “One Albania” reagoi publikisht duke u shprehur se po punonte për të rritur sigurinë në sistemet e kompanisë, por gjithashtu theksonte se shërbimet kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

Çfarë ndodhi më 25 dhjetor?

Këtë të hënë Krishtlindjesh hakerat iranianë “Hoimeland Justice” sulmuan kompaninë e telefonisë celulare “ONE Albania”, kompaninë ajrore “Air Albania” dhe faqen e Kuvendit të Shqipërisë, duke paralajmëruar se kjo nuk ishte lëvizja e vetme./ZËRI

Poll

MOS HUMB