Aktualitet

Krimi i dyfishtë në familjen Cami, pronarja e banesës: Dëgjuam gratë duke bërtitur

Për gazetarët ka dëshmuar pronarja e banesës ku jetonte me qira një nga viktimat

E.K
Krimi i dyfishtë në familjen Cami, pronarja e banesës:
Pronarja e baneses ku ndodhi vrasja

TIRANË- Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm zonën e Freskut në Tiranë, ku vëllai vrau vëllanë dhe mandej veten, pas një sherri që dyshohet se ka nisur më herët për ndarjen e pronave në Bulqizë, vend nga ishte origjina e tyre. Pronarja e banesës ku ndodhi edhe vrasja, e cila ishte marrë me qera nga Lulzim Cami tregon se lajmin e kanë mësuar pasi kanë dëgjuar gratë e familjes duke qarë.

Ajo thotë se viktima ishte i rregullt në shlyerjen e qerave, ndërsa autori i vrasjes Vehap Cami nuk jetonte në të njëjtën lagje. Ky i fundit dyshohet se i ka shkuar në banesë të vëllait të tij, të cilin e ka qëlluar me pistoletë. Më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Për gazetarët ka dëshmuar pronarja e banesës ku jetonte me qira një nga viktimat.

“I dëgjova unë duke bërtitur gratë. I kemi me qira, ishin të rregullt. Vëllai tjetër nuk rri këtu, erdhi në mëngjes. Nuk di gjë tjetër”, tha për mediat pronarja e baneës.

SI NDODHI VRASJA

63-vjeçari Vehap Cami ka shkuar në banesën e vëllait të tij Lulzimit rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, duke e qëlluar atë me pistoletë. Më pas me të njëjtën armë ai i dha fund dhe jetës së tij. Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor, si dhe drejtuesi i policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Konflikti dyshohet se ka qenë i hershëm, për ndarjen e pronave që familja Cami kishte në Bulqizë. Në Tiranë të dy viktimat jetonin me qera. /ZËRI

Poll

MOS HUMB