Aktualitet

Vrasja brenda familjes në Tiranë, policia jep detajet! Vehap Cami i shkoi në banesë dhe vrau vëllanë

Vrasja ka ndodhur në banesën e Lulzim Camit, ku i vëllai, Vehapi e qëlloi atë për vdekje. Më pas i dha fund edhe jetës së tij

E.K
Vrasja brenda familjes në Tiranë, policia jep detajet! Vehap Cami i
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe më pas edhe veten. Mësohet se autori i vrasjes është shtetasi Vehap Cami, i cili ka vrarë në banesën e tij të vëllanë Lulzim Cami dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e Lulzim Camit.

Viktimat janë 63 dhe 68 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. Policia është duke marrë në pyetje familjarët e tyre, në mënyrë që të zbardhë ngjarjen e rëndë,  që është e para me pasojë jetën për vitin 2024.

“Më datë 04.01.2023, në rrugën "Xhon Belushi", te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB