Aktualitet

Shqiptari arratiset nga burgu me dron

Arratisja e tij e regjistruar në orët e para të mëngjesit ka lënë “pa fjalë” jo vetëm autoritetet e burgut por dhe median italiane, e cila e ka cilësuar arratisjen si një “skenë të denjë për filma”. Dyshohet se shqiptari është arratisur i ndihmuar nga jashtë me dron.

Zeri
Shqiptari arratiset nga burgu me dron
Roland Dedja

ITALI- Roland Dedja, 40 vjeç është arratisur këtë të hënë nga burgu i Teranos në Itali. Dedja ishte arrestuar për trafik droge dhe vrasje ndërsa kishte trentuar dhe në vitin 2010 për tu arratisur por atëherë pa rezultat. Ai akuzohet për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali, ndërsa mësohet se ka jetuar më parë në Spanjë, Francë. Gjithashtu Roland Dedja akuzohet dhe për një grabitje, të ndodhur pasi u arratis nga burgu në vitin 2010.

Arratisja e tij e regjistruar në orët e para të mëngjesit ka lënë “pa fjalë” jo vetëm autoritetet e burgut por dhe median italiane, e cila e ka cilësuar arratisjen si një “skenë të denjë për filma”. Dyshohet se shqiptari është arratisur i ndihmuar nga jashtë me dron. 

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje dyshohet se droni të jetë përdorur për ti hedhur shqiptarit mjetet e nevojshme për të prerë kangjellat e dritares së qelisë dhe më pas për tu zvarritur me litar deri poshte ku dyshohet se është ndihmuar dhe nga të tjerë.

Përmes një njoftimi të shkurtër për mediat Policia italiane bën me dije se po shihen të gjitha kamerat e sigurisë që kanë kapur arratisjen e 40-vjeçarit shqiptar de po kryehen të gjitha hetimet e nevojshme që do të çojnë Policinë tek ai.

“Dyshohet se i burgosuri është arratisur falë ndihmës së një droni nga jashtë, i cili i ka siguruar mjetet e nevojshme për t’u larguar nga burgu i Teramos. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për momentin janë duke u ekzaminuar regjistrimet e të gjitha kamerave të burgut për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar”, njofton policia./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB