
POGRADEC- Mbetet mister ngjarja e ndodhur pasditen e së shtunës (10 gusht 2024), ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën si pasojë e dhunës barbare. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por në fakt ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Denis Meçe.
Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora.
Profili i autorit ndrërroi dyshimet për përfshirjen e autoriteteve në fshehjen e ngjarjes. Vetë Policia në një njoftim zyrtar mohoi të ketë fshehur krimin apo të jetë manipuluar ngjarjen. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Motra e viktimës, Jonida Proga hedh akuza se vëllai i saj është vrarë në bashkëpunim nga të gjithë. Ajo pretendon se Policia e fshehu ngjarjen./ZËRI