VLORË- Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës, pasi është dërguar pa shenja jete. Burime bëjnë me dije se i mituri ka qenë për një javë me simptoma temperature, të vjella e diarre. Mësohet se fëmija kishte konsumar mjaltë dhe më pas kishte shfaqur simptomat si temperaturë dhe të vjella. Ndërsa familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë deri në Orikum. Prej aty, ambulanca e Orikumit e ka marrë pa shenja jete.
Ndërkohë, nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Për këtë arsye prokuroria ka nisur hetimet. Aktualisht po zhvillohen ekzaminime mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
“Nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e fëmijës. Aktualisht priten rezultatet e analizave të biopsisë dhe ekzaminimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes”, njofton policia. /ZËRI