Aktualitet

"Hudhri s'ka patur syzet"! Botuesi i Kadaresë i përgjigjet Bratajt: S'bëra qamet, do të bëjë sherr

Hudhri ka sqaruar se deklarata e tij nuk ishte akuzë për sistemin shëndetësor, por ishte shqetësim që ambulancat të jenë më të pajisura.

f.t
"Hudhri s'ka patur syzet"! Botuesi i Kadaresë i
Skënder Brataj dhe Bujar Hudhri

TIRANË-Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare Bujar Hudhri, komentoi sërish deklaratën për ndihmën e shpejtë në ditën kur Kadare ndërroi jetë. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj hedh poshtë akuzat e Bujar Hudhrit duke thënë se ambulanca që mori Kadarenë kishte të gjitha kushtet e nevojshme, dhe se ndihma mjekësore shkrimtarit i është dhënë sipas protokollit. Madje iu drejtua botuesit se mase 's'ka patur syzet të shohë'.

"Zoti Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze sepse defibliratoti ishte i montuar tek pacienti dhe ekipi mjekësor që bënte masazhin kardiak deri në spital, mesa di ka ardhur më vonë pasi e ka gjetur në vendngjarje, është vepruar sipas çdo protokolli për të shpëtuar jetën e zotit Kadare. Nuk e di nëse në botues është në gjendje të vlerësojë një ekip mjekësh apo një ambulance. Por ajo që do të thoja është që Kadare prej 4 vjetësh që është në Shqipëri ka pasur në dispozicion ekipin shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, midis rezidencës në Qerret dhe në Tiranë ku sa herë ka qenë e nevojshme kemi qenë prezentë. Personalisht kam pasur një raport të tillë që për çdo gjë isha prezent. Nga momenti që është bërë telefonata ka shkuar ekipi që ndodhet te qendra shëndetësore nr. 8 pas shtëpisë së tij brenda pak minutash. E kanë gjetur në kushte arresti. Është dërguar edhe një ekip i dytë në vendngjarje duke menduar që mund të ishte i nevojshëm transporti i menjëhershëm. Ekipi i parë ka zbritur dhe e ka shoqëruar në QSUT. Përgënjeshtroj çdo deklaratë që mund të bëhet nga kushdo sepse kam qenë vetë prezent, e di shumë mirë si është bërë. Është dëshmitare vetë familja Kadare që e kanë falënderuar ekipin”, tha Brataj për mediat.

Mesazhi i Skënder Brataj: Mirëmbrëma Zonja Duma, kam qenë në jetën e Kadare në katër vitet e fundit për aspekt mjekësor dhe familjar, nëse është e mundur duhet theksuar përgenjështrimi i akuzave të zotit Hudhri, janë akuza shumë të rënda për jetën e zotit Kadare. Reagoj se nuk është aq e thjeshtë sa e përshkroi zoti Hudhri. Nuk ka munguar asgjë përsa i përket protokolleve, medikamenteve dhe aparaturave mjekësore. Dita e sotme nuk është ditë protagonizmi, familja Kadare është e indinjuar për këtë deklaratë.

Hurdhi: Do të bëjë sherr me mua. Nuk kam bërë asnjë akuzë, po tregoja në intervistë gazetarëve, çfarë akuze? Më duket e pasjellshme, varja…

Ndërkohë Hudhri i ftuar në 'Top Story' ka sqaruar se deklarata e tij nuk ishte akuzë për sistemin shëndetësor, por ishte shqetësim që ambulancat të jenë më të pajisura.

"Unë erdha të flas për Kadarenë jo për ambulancën, kam një jetë me Kadarenë dhe ju më shumëzoni me ambulancën. Fola s’isha në radhë, unë po rrëfeja se çfarë ndodhi atë ditë të trishtuar kur e pashë të shtrirë, s’bëra qamet, ambulanca, vajta tek vendi i shoferit i cili gjithë rrugës ankohej nuk hap njeri rrugën, sirena vazhdonte, zotëria i urgjencës që qenka shqetësuar aq shumë do të bënte mirë të mos filmonte në varrim me kamera direkte. Se kisha as për sistemin shëndetësor, nuk jam as për të marrë gradë, ishte shqetësim që ambulancat të jenë më të pajisura. Dikur isha në siklet dhe ta dija që ai po më shikonte, por qenka më në siklet,"-u shpreh botuesi i të ndjerit Ismail Kadare.

Poll

MOS HUMB