
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Bledar Krasniqi, protestuesin e opozitës që u arrestua fill pas tubimit të fundit para Bashkisë së Tiranës. Ndaj tij, në seancën e sotme togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje", duke e lënë të lirë pas 2 ditëve që kaloi në ambientet e paraburgimit.
Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së Bashkisë së kryeqytetit.
Mbi 39-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./ZËRI