Aktualitet

Vranësira dhe temperatura të larta, moti për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 32°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

E.K
Vranësira dhe temperatura të larta, moti për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Këtë të dielë, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e një moti të kthjellët me vranësira të pakta dhe ku do të mbizotërojnë temperaturat e larta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 32°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./ZËRI

Poll

MOS HUMB