Aktualitet

Heronjtë e vitit në Suedi, njihuni me dy shqiptarët që i shpëtuan jetën të riut

Ata tregojnë eksperiencën e tyre, se çfarë ndodhi pas këtij akti heroik.

f.t
Heronjtë e vitit në Suedi, njihuni me dy shqiptarët që i
Aziz Berisha dhe Gjelal Mulaj

SUEDI- Dy shqiptarë nga Kosova që jetojnë në Suedi kanë bërë bujë me humanizmin e tyre në Varnamos, pasi kanë arritur të shpëtojnë nga mbytja një person që kishte rënë në lumin Lagan, pasi ishte i dehur.

Aziz Berisha dhe Gjelal Mulaj të cilët punojnë si roje të sigurisë, duke u kthyer në shtëpi nga puna kanë parë një burrë të dehur i cili ishte rënë në ujë, në temperatura të ulëta. Sapo kanë konstatuar personin që po mbytej nuk kanë hezituar ta shpëtojnë, duke ia dalë me sukses, shkruajnë mediat suedeze.

Ata tregojnë eksperiencën e tyre, se çfarë ndodhi pas këtij akti heroik. “Policia na ka shpallur heronj, sepse mos kishim qenë ne ai nuk do të ishte gjallë, na falënderoi dhe personi që i shpëtuam jetën. Sot e kësaj dite na përshëndesin në rrugë shtetas suedezë për shpëtimin e jetës”, tha Azizi.

"Ndihem mirë që mundëm të shpëtonim një jetë. Ndihemi krenarë, kemi punuar disa vite në këtë profesion dhe duam të ndihmojmë njerëzit në situata të ndryshme”, është shprehur Berisha.

Dy shqiptarët janë nominuar për heronj të vitit, që do të shpallet në tetor të këtij viti. /ZËRI

Poll

MOS HUMB