Aktualitet

Helmohen nga ushqimi punonjësit në selinë e TikTok

Sipas asaj që është bërë e ditur, ushqimet në kompani vijnë nga furnitorë të tretë dhe nuk gatuhen në zyra.

M.M
Helmohen nga ushqimi punonjësit në selinë e TikTok
Kompania e TikTok në Singapor

SINGAPOR - Dhjetra punonjës, të cilët janë të punësuar në kompaninë mëmë të TikTok, VyteDance në Singapor janë shtruar në spital me simptoma të helmimit nga ushqimi. Të paktën 60 punonjës të VyteDance, kjo kompani kanë përfunduan në spital. Në fakt, siç u bë e ditur, të gjithë kanë pasur simptoma gastroenteriti dhe për këtë janë dashur 17 autoambulanca për t'i transportuar në spital.

Vlen të theksohet se 57 prej tyre duhej të qëndronin në spital për kujdes shtesë. Autoritetet kanë nisur një hetim për të parë se çfarë e shkaktoi helmimin masiv me ushqim.

Sipas asaj që është bërë e ditur, ushqimet në kompani vijnë nga furnitorë të tretë dhe nuk gatuhen në zyra.

"Ne e marrim shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë shumë seriozisht dhe kemi ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbështetur të gjithë punonjësit e prekur, duke përfshirë punën me shërbimet e urgjencës për të ofruar kujdes,"- tha një zëdhënës i ByteDance për BBC./ZËRI

Poll

MOS HUMB