Aktualitet

Akuzohet se ngacmoi seksualisht 10-vjeçaren në pishinë, arrestohet në SHBA babai i fotografit shqiptar

Skënder Halili e ngacmoi 10-vjeçaren për të dytën herë në të njëjtën ditë, derisa një dëshmitar e pa dhe njoftoi Policinë. 

k.m.
Akuzohet se ngacmoi seksualisht 10-vjeçaren në pishinë,
Skënder Halili

SHBA- Policia e Majamit të Veriut arrestoi një 60-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka ngacmuar një të mitur, e cila frekuentonte të njëjtën pishinë me të. 60-vjeçari është babai i fotografit shqiptar Klevin Halili, i njohur për shoqërinë e ngushtë me modelen Treisi Sejdini.

Sipas mediave të huaja, Skënder Halili e ngacmoi 10-vjeçaren për të dytën herë në të njëjtën ditë, derisa një dëshmitar e pa dhe njoftoi Policinë.  Policia tha se ai notonte "qëllimisht" në drejtim të të miturës dhe e kapte nga këmba. Në një moment, e kapi të miturën nga beli dhe e uli në prehër. Madje disa herë i kapi të pasmet.

Akuzohet se ngacmoi seksualisht 10-vjeçaren në pishinë,
Skënder Halili

Një dëshmitar që notonte nën ujë me syze dëshmoi se ishte në gjendje të shihte Halilin ​​duke e prekur nga këmbët viktimën, e në përpjekje për ta prekur edhe në pjesër e saj intime.

Raportet nuk specifikojnë se kush e thirri policinë, por autoritetet thanë se Halili ishte ende në pishinë kur ata arritën në vendngjarje. Gjatë një interviste në stacionin policor të Majamit, Halili me ndihmën e një përkthyesi tha se: Mund ta kem prekur gjatë notit, por ka qenë aksidentale nëse e kam bërë. Nuk i kam folur kurrë. Vetëm se doja t'i tregoja se ku ishin lodrat e pishinës. 

Por kamerat në zonë e kanë kapur të gjithë ndërveprimin mes tyre, ndaj 60-vjeçari është vënë në pranga me akuzën e veprës penale për ngacmim të turpshëm dhe të pamoralshëm të një fëmije nën 12 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB