Aktualitet

GJKKO lë në burg ish-drejtorët e kompanisë 5D! Sekuestron pasurinë e Mollës dhe Qatos

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestron e një trualli 506.25 m² , një ndërtesë me sipërfaqe 164 m² dhe një tjetër truall me sipërfaqe 51.3 m², në rrugën “Tefta Tashko”, në emër të familjare të Redi Mollës.

M.M
GJKKO lë në burg ish-drejtorët e kompanisë 5D! Sekuestron
Ish-drejtorët e kompanisë "5D"

TIRANË - Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi masën për sekuestrimin e pasurive të ish-drejtorëvë të përfshirë në dosjen “5D”. Gjithashtu u la në fuqi masa e sigurisë arrest në burg per Redi Mollën,Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen.

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestron e një trualli 506.25 m² , një ndërtesë me sipërfaqe 164 m² dhe një tjetër truall me sipërfaqe 51.3 m², në rrugën “Tefta Tashko”, në emër të familjare të Redi Mollës. Ndërsa për pasuritë e Mariglen Qato, është lënë në fuqi sekuestro e një apartamenti me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², dhe 2 parkime nga 42 m², dhe për një tjetër apartament me sipërfaqe 86.4 m², të dy në emër të Sanie Qato.

GJKKO lë në burg ish-drejtorët e kompanisë 5D! Sekuestron
Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK ka vënë në sekuestro  edhe kompaninë '5D Konstruksion' si dhe kompaninë 'Restur' dhe asetet të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë. Administrator i kompamise “5D Konstruksion” figuron Nestor Muhamellari por që sipas SPAK zotërohet nga Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Kompania "5D" u vendosur nën sekuestro nga SPAK, pas arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë Tiranë që akuzohen se e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte dhe kanë përfituar 16 tendera prej saj. Paratë nga tenderat e përfituar ishin nxjerrë "pjesërisht" nga sistemi bankar dhe ishte përdorur skema e kryerjes së pagesave për punime fiktike, kur në fakt merreshin "cash" nga pronarët e vërtetë për t'u riinvestuar sërish tek kompania "5D". Një pjesë tjetër e parave të siguruara janë përdorur për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB