Aktualitet

HARTA LIVE: Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe rënie temperaturash

Era do të fryjë e lehtë.

k.m.
HARTA LIVE: Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe rënie
Foto ilustruese

TIRANË- Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së martë duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

HARTA LIVE:

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat ekstremale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale, e cila pritet në jugperëndim të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB