Aktualitet

“Gropa ishte 1.5 metër”, fqinji i Pëllumb Metës: S'kemi dëgjuar zhurma, vajzë më të urtë nuk bënte nëna

Fqinji ka zbuluar dhe bisedën që ka bërë me djalin e viktimës, ndërsa thotë se në ngjarje është implikuar e gjithë familja

E.K
“Gropa ishte 1.5 metër”, fqinji i Pëllumb Metës:
Fqinji i familjes Meta

DURRËS- Një prej fqinjëve të Pëllumb Metës, që dyshohet se u vra dhe u varros nga vajza e tij, në zonën e Shënavlashit në Durrës, ka deklaruar se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë me armë. Sipas fqinjit gjendja ekonomike e familjes Meta ka qenë e mirë, ndërsa fqinji hedh dyshime se në krim janë përfshirë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Ai thotë se Pëllumb Meta ka qenë fanatik, dhe se vajza ishte në prag të fejesës me një të ri nga zona e Ishmit.

“S’ka pasur as zhurma, as ngatërresa familjare. Nuk është dëgjuar as zhurmë arme, asgjë. Pas tre ditësh u mor vesh që ai u zhduk. Ka qenë shumë familjar i rregullt. Vajza, më e urtë nëna nuk e bënte. Vajzën e ka pasur në prag fejese më duket në Ishëm, me shkesi. Zona e ktyre e kanë traditën me shkesi, nuk e lejojnë që ta gjejë burrin vetë.

Vajza 19-vjeçe, s’ma merr mendja ta ketë bërë e vetme, se nuk është ndonjë trup kushedi. Si mund ta groposësh në oborr dhe të mos kenë dijeni familjarët. Gjithë ajo gropë një metër e gjysmë, që më thotë i vëllai mua… Vëllai i vetë është i habitur, ‘si ndodhi kështu kjo punë mor burrë më tha’.

Me burrin pija kafe përditë. Por me familjen nuk para kemi shkuar, sepse ka qenë edhe vetë fanatike e zonja. I biri ka bërë denoncim pas tre ditësh.

Më tha mua më ka humbur baba, po shko denonco i thashë unë. Dyshimet janë te familja, askund tjetër. Të vrasësh burrin dhe mos ta dijë nëna dhe fëmijët, nuk ka mundësi, sepse ai është varrosur brenda oborrit të shtëpisë. Gjendja ekonomike e tij ka qenë shumë e mirë. Nuk ka nga dikush tjetër këtë gjë. Tokat i ka të babës së vet, i ka me ligjin 7501”, është shprehur fqinji i familjes.

Policia ka rikthyer në skenën e krimit Hygerta Metën, për të kuptuar më shumë mbi dinamikën e vrasjes, dhe për të zbuluar nëse ka pasur persona të tjerë që janë përfshirë në ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB